Vetëvrasja është njëra nga arsyet udhëheqëse për vdekje në gjithë botën dhe është një problem për shëndetësinë publike në përgjithësi. Ndërkohë nga profesionistët e shëndetit mendor thuhet se edhe përkundër faktit që nga viti në vit ka rënë numri i atyre që kanë bërë vetëvrasje prap është e dhimbshme dhe vazhdon të mbetet enigmë.
Neuropsikiatri, Ferid Agani gjithashtu tregon edhe disa nga shkaqet që mund ta dergojnë personin deri në vetëvrasje
Edhe koha e fundit sipas tij dukshëm ka rënduar këtë situatë
Tentimi i parë është një sinjal alarmues që duhet të trajtohet me shumë përkushtim thotë Agani
Pa llogaritur vitin 2022, në tri vitet e fundit, në Kosovë janë kryer 133 vetëvrasje dhe rreth 492 tentim-vetëvrasje.