Afro 6 mijë patentë – shoferë ilegal të konvertuara në RKS

5 mijë e 982 qytetarë serbë, kryesisht nga katër komunat veriore tashmë i kanë konvertuar patentë-shoferët ilegalë nga ato të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëvendësdrejtori i policisë rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Leposaviq 1824, Mitrovicë Veriore 1449, Zubin Potok 908, Zveçan 1099”, bëri të ditur ai për Klankosova.tv

Elshani publikoi statistikat për të gjitha komunat.

Procesi i konvertimit ka nisur nga 10 maji ka zgjatur deri më 9 gusht.

Por, ky afat u kërkua të zgjatet edhe për 10 ditë.

Gjatë ditës së djeshme, Veton Elshani deklaroi se pas këtij afati do të ketë gjoba./Klankosova.tv

Read Previous

​Hapja e Urës së Ibrit, ky është qëndrimi i EULEX-it

Read Next

Vetëm në korrik 53 raste të të shtënave me armë në ahengje