Afër 160 mijë qytetarë në Kosovë kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 157.338 doza të vaksinës.
Ndërsa, deri më sot 29.314 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.