Afaristë nga veriu: Nuk jemi të gatshëm të pranojmë arka nga institucionet e Kosovës

Në katër komunat e banuara me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës (Zveçan, Leposaviq, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok), 3,691 biznese të profileve të ndryshme janë të regjistruara në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Por, nuk ka ndonjë të dhënë zyrtare se sa nga to janë aktive dhe a janë të pajisura me pajisje elektronike fiskale.

Potenciali i këtij sistemi është që të regjistrojë të gjitha hyrjet dhe daljet, rrjedhimisht tatimet e obliguara për të paguar në Administratën Tatimore të Kosovës.

Ekipi i Radios Evropa e Lirë ka vizituar disa nga bizneset në këto komuna, por jo të gjitha janë të pajisura me arka fiskale.

Afaristë nga veriu: Nuk jemi të gatshëm të pranojmë arka nga institucionet e Kosovës

Një biznesmen nga komuna e Mitrovicës së Veriut, i cili nuk dëshiroi të identifikohet, tha se askush nuk i ikë pagesës së taksave, por fillimisht, siç tha ai, duhet të zbatohet marrëveshja e Brukselit. Aktualisht, ai u shpreh se nuk është i gatshëm të pranojë pajisje fiskale të sistemit të Kosovës.

“Nëse nesër formohet Asociacioni i Komunave Serbe, atëherë le të shohim përmes komunitetit se si do të bëhet më tej, konkretisht kur bëhet fjalë për taksat dhe gjithçka tjetër që lidhet me taksat. Ne e presim atë absolutisht, sepse shumë gjëra nuk janë zgjidhur dhe ne nuk e dimë se si do të sillemi”, thotë ai.

/GazetaExpress/

Read Previous

“QMF” me aparaturë të sofistikuar për sterilizimin e instrumenteve stomatologjike

Read Next

Suksesi i radhës i kompanisë Rronifer