Admirali Munsch: Sot Kosova është më e sigurt dhe stabile falë misionit të NATO-s

Në shtabin e përgjithshëm të KFOR-it, ka nisur të mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it ku Gjeneralmajori i Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Angelo Michele Ristuccia.

Në një fjalë rasti, admirali Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, ka thënë se sot Kosova është një vend më i sigurt dhe stabil falë misionit të NATO-s.

“Sot Kosova është qartësisht më e sigurt dhe më stabile se sa kur filloi misioni i NATO-s. Duhet ta njohim atë arritje që nuk është pak”.

Ai ka vazhduar të flasë për ndërrimin e komandës së KFOR, duke i përmendur kualifikimet dhe të arriturat e të dy komandantëve, të atij në shkuarje dhe të atij në ardhje.

Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje. /Klankosova.tv/

Read Previous

Ministri Mehaj dhe Gjeneral Jashari udhëtojnë për në SHBA

Read Next

“Mbreti Zogu I njihet si patriot, i vetmi që refuzoi të bëhej pjesë e Lidhjes Ballkanike, të themeluar në Beograd”