“Mbreti Zogu I njihet si patriot, i vetmi që refuzoi të bëhej pjesë e Lidhjes Ballkanike, të themeluar në Beograd”

Profesori univeristar Enver Bytyҫi në një shkrim të tij në Facebook ka përshkruar figurën e Mbretit të shqiptarëve, Ahmet Zogu.

Profesori thotë se, Ahmet Zogu ishte ministër, kryeministër, president dhe Mbret  Shqiptarëve, ndërsa shtetin shqiptar e bëri në modelin austriak.

Ai ishte ministër, kryeministër, president dhe në fund Mbret i shqiptarēve! Ai bëri shtetin shqiptar, bazuar në modelin austriak, ku kishte studiuar! Ahmet Zogu mbahet ne histori si burrë shteti, sepse zhvilloi sistemin ekonomik e financiar nga hiçi! Vendosi monedhen e Lekut dhe e bëri të konvertueshëm në Europë! E bëri pasaportën shqiptare të njohur në botë! E bëri Shqipërinë me gjimnaze dhe financoi dhjetra e qindra shqiptarë me studime në Europë! Ndërtoi shtetin sekular”, shkruan Bytyҫi.

Sipas tij, thotë se në histori njihet Mbreti Zog si patriot, pasi refuzoi në vitin 1937 të bëhej pjesë e Lidhjes Ballkanike të themeluar në Beograd.

“Mbreti Zog I shënohet në histori se ishte patriot! Ishte i vetmi në rajon që refuzoi në vitiin 1937 të bëhej pjesë e Lidhjes Ballkanike themeluar në Beograd! Finalizoi autoqefaline e KOSH! Filozofia e qeverisjes së Ahmet Zogut ishte lidhja trinomike Zoti – Famlja – Atdheu e kombi”, shkruan ai./Botasot/

Read Previous

Admirali Munsch: Sot Kosova është më e sigurt dhe stabile falë misionit të NATO-s

Read Next

Dita e Shëndetit Mendor, mjekët: Trauma psikologjike e dhunës në Ukrainë, e paprecedentë që nga Lufta II Botërore