Adem Zajmi dhe rrugëtimi i tij i pazakontë nga futbolli në prodhimin e brushave të rrojës

Dikur emri i tij ka mbuluar shkrimet e mediave në Ish- Jugosllavi. Teksa vështron fushën e blertë  në sytë e Adem Zajmit shihet nostalgjia për kohët kur ai nuk dinte gjë tjetër pos topit të rrumbullakët.

Në vitin 1983 vazhdoi ushtrinë e më pas dhe studimet në qytetin e Zagrebit. Këtu do të ndaheshin rrugët e tij me futbollin e madh, por asnjëherë në tërësi.

Ai kujton ditët më të bukura në Zagreb e veçon edhe disa ngjarje që i ka të ngulitura në memorien e tij.

Ademi nuk u pasivizua por vazhdoi karrierën në cilësinë e trajnerit të klubeve të futsallit në qytetin e tij të lindjes, Gjakovë.

Një zanat jo fort i zakonshëm u bë pasioni i ri i Ademit. E nisi në vitin 2003, e sot atë e gjen  po në të njëjtin vend, duke punuar brushat e tij unike.

Me kalimin e viteve dhe modernizimin e paisjeve, biznesi nuk është më i njëjti. Megjithatë herë vetëm e herë me ndihmën e të tjerëve, ai nuk e ndal punën.

Ademi thotë të jetë i lumtur me jetën që ka bërë, e shpreson që të përcjellë dicka nga eksperienca e tij tek brezat e rinjë.

Read Previous

Shpërthim i fuqishëm gazi në Kinë, të paktën 12 viktima

Read Next

KV “Vëllaznimi” krenohet me lojtaren Buna Haraqija