KV “Vëllaznimi” krenohet me lojtaren Buna Haraqija

Ajo e luan me shumë pasion këtë sport, mbase se e ka shumë përzemër. Lojtarja e KV “Vëllaznimi”, Buna Haraqija tash e tri vite i është përkushtuar volejbollit maksimalisht. Ky sport tashmë ka marrë kahjen e profesionit për vajzën që synon të jetë e sukseshme jo vetëm në Kosovë por edhe më tej.

Ëndrrat kthehen në realitet vetëm me punë. As vet Buna, nuk e kishte pritur se një ditë do të ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës, por ja që ja doli.

Volejbollin, ajo e përshkruan si një lojë nervash. Gjithmonë duhet të jesh i qetë për të arritur atë që do. Talentin e Bunës e kishte vënë re edhe trajneri, Blendi Haxhikadrija. Përkushtimi i saj është për tu marrë lakmi jam optimist se ajo do të jetë një lojtare që do t’na bëjë që të krenohemi, thotë ai.
Buna na tha se në plan ka që studimet t’i vazhdoj për mjeksi por kjo nuk do të thotë që do ta lë sportin e saj të zemrës volejbollin ku edhe aspiron që te jetë nje lojtare ambicioze me sukses të garantuar.

Read Previous

Adem Zajmi dhe rrugëtimi i tij i pazakontë nga futbolli në prodhimin e brushave të rrojës

Read Next

Gati ‘taksia fluturuese’, do të punojë me energji elektrike