Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku deklaroi se takimi i sotëm me presidenten Vjosa Osmani është vetëm për zgjedhjet lokale.
Paraprakisht, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu nuk e ka përjashtuar mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje sërish, në të njëjtën kohë me zgjedhjet lokale.
“Do të caktohet data e zgjedhjeve lokale, kjo është tema… Vetëm për [zgjedhje] lokale do të jetë [takimi] ”, ka thënë Abdixhiku. /KosovaPress/