Abdixhiku: Kosova ka nevojë për veprime të partisë së parë

Kryetari i Lidhjes Demokratikë të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kosova ka nevojë për institucione dhe veprime të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka thënë se situata e krijuar është shqetësuese.

“Nuk ka urgjencë për partinë e par … Për shkak se nuk ka urgjencë ka edhe zvarritje, për shkak se nuk ka urgjencë ka edhe propozime që seanca të mos mbahet sipas rregullores, mungesa e urgjencës është vërtetë lajm i keq për Republikën e Kosovës, sepse Kosova ka nevojë për institucione, ka nevojë për veprime politike të partisë së parë “, ka deklaruar Abdixhiku, pas dështimit të 18-të me radhë për konstituim të Kuvendit Kosovës. 

Ai ka thënë se është e pakuptueshme se si një parti me 48 deputetët nuk arrin të bëjë një shumicë minimale. 

Read Previous

Spanja bllokon mbi 65,000 prona të listuara për qira në Airbnb

Read Next

Tentativa e radhës për konstituim, të mërkurën në ora 11.00