Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur në takimin me kryeministrin Albin Kuri kanë biseduar për procesin e dialogut me Serbinë, raporton Ekonomia Online.
Abdixhiku tha se ka kërkuar nga kryeministri që të tregojë pozicionin dhe qëndrimin e Qeverisë për dialogun.
Ai theksoi se për Kurtin kanë pasur edhe një qartësim për sa i përket çështjes së dokumenteve të dialogut.
Abdixhiku bëri të ditur se Kurtit i kanë dorëzuar edhe një ofertë me qëndrimin politik të LDK-së për këtë proces.
“Biseduam për çështjen e dialogut. Kryeministri na njoftoi për qëndrimin e tij për këtë proces dhe për pritjet. Ne e bëmë që ka të bëj e dokumentet që janë dorëzuar tek kryeministri, nga qeveria e kaluar. I rikonfirmuam edhe një herë që të gjitha dokumentet që i ka pasur qeveria e kaluar i janë dorëzuar kryeministrit. Nëse nuk i kanë ose i kanë humbur le t’i kërkojnë sërish”.
“E bëmë një kërkesë që qeveria të tregojë pozicionin politik dhe ta prezantojë në Kuvend. Kosova duhet të dijë se cili është qëndrimi i qeverisë në dialog dhe po presim një pozicionim të tillë”.
“E bëmë një ofertë ku i dorëzuam kryeministrit një dokument mbi pozicionin politik që Qeveria e Kosovës duhet ta ketë. Kryeministri e ka një dokument, pozicionin politik të LDK-së që duhet ta trajtojë në dialog në Bruksel. Ky dokument përmban parime që Kosova duhet t’i mbroje”./eo/