A e dini pse duhet të lexoni filozofi i pyeti kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, studentët në Kosovë, para se të nderohej me gradën “Honoris Causa”, për kontributin e tij në sferën akademike.
“Shpesh studentët shtrojnë pyetje pse mësojmë për filozofët e ndryshëm, kur atë gjë s’do ta aplikojmë në jetën e përditshme? Pse ta lexojmë (Georg Wilhelm Friedrich) Hegelin, (Immanuel) Kantin, Aristotelin, kur nesër do të punoj në bankë të jap kredi? Askush s’do më pyes çka është fenomenologjia, apo e vërteta e Aristotelit”, shtroj këto pyetje Abazoviç për të dhënë më pas një përgjigje.
“Tanë librat, dijenia e leximet, shfrytëzohen për trajnim të mentalitetit. Ne jemi të gatshëm të bëjmë stërvitje për trupin, ashtu njësojë, duhet ditë për ditë ta lodhim trurin, pasi mendimet tona do jenë më të pastra, sqarimet më të sakta dhe më lehtë do të vijmë te përfundimet”, deklaroi Abazoviç para studentëve në vizitën e tij të parë në Kosovë si kryeministër malazez.
“Ky është apel i imi, mos largoheni nga librat, vazhdoni studioni atë që është interesimi i juaj. Kurrë mos u largoni, se ajo është pjesë e gjetjes së balancit”, këshilloi Abazoviç.
Librat, leximi është cka njeriun e mëson dhe ushtron që të mendojë përtej nevojës së tij individuale dhe për të mirën kolektive tha shqiptari nga Mali i Zi, që në Kosovë edhe promovoi një libër për Globalizimin, fushën e tij të studimeve në doktoratës.
“Unë çdo herë flas me kategori universale, pasi që ne mund të kemi identitete të ndryshme, për nga natyra si individë kemi diçka të posaçme, por të përbashkët e kemi jetën sociale. Pra, ta kemi jetën sociale progresive, dhe ta kemi një konsensus minimal për vlerat se si e shohim të përbashkëtën”, porositi studentët.
“Shoqëritë që nuk bazohen në një minimum vlerash s’kanë mundësi të kenë një progres”, tha Abazoviç dhe pikërisht kjo u mungon shteteve të Ballkanit Perëndimor mendon ai.
“Shpesh herë të drejtën të cilën e kërkoni për vete jepjani edhe tjetrit. Nëse e kërkoni edhe për vete, jeni të gatshëm t’ia jepni tjetrit. Nëse në këtë mënyrë krijohet edhe politika e përgjithshme, unë mendoj se jemi në drejtim të mirë. Nëse kërkojmë ekskluzivitetet për vete, pa hy në këpucë të tjetër kujt, gjithmonë do kemi konflikt. Njerëzit e ndryshëm problemet i shohin ndryshe, por edhe zgjidhjet i shohin ndryshe”.
Abazoviç gjatë ditës së djeshme ka pasur takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe në konferencë për media i ka siguruar kosovarët se përkundër ndryshimeve politike në Mal të Zi, qasja e shteti fqinj nuk do të ndryshojë në raport me Kosovën, ndërsa sot ai është takuar edhe me presidenten Osmani. /Albanianpost.com