Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka falënderuar dhe përgëzuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama, për pritjen “e mrekullueshme dhe organizimin e shkëlqyer” të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë.
Kështu ka shkruar ai përmes një publikimi në median sociale X, njohur më parë si Twitter.
“Po fillon Samiti i liderëve të Procesit të Berlinit. Sot Tirana është qendra e politikës evropiane”, thekson Abazoviç në postim.
Falenderoj @ediramaal për pritjen e mrekullueshme dhe organizimin e shkëlqyer. Po fillon Samiti i liderëve të Procesit të Berlinit. Sot Tirana është qendra e politikës europiane. 🇲🇪🇪🇺🇦🇱 pic.twitter.com/LgJhUdlAAg— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) October 16, 2023
Samiti po pret dhjetëra krerë shtetesh e zyrtarë të lartë, ku pjesëmarrja të veçanta janë ajo e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ajo e Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, si edhe ajo e kancelarit gjerman, Olaf Scholz. /Albanianpost.com