Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se e gjithë kjo që po ndodhë është një blof i Beogradit duke i detyruar serbët të largohen nga institucionet e Kosovës.
Sipas tij, ajo që e bën brengosëse situatën është që Beogradi ka vazhduar të dërgojë armë dhe municion në veri të vendit tonë për të krijuar situatë paniku dhe tensione.
“Këto sjellje të Beogradit i kemi parë edhe në të ‘90 duke instrumentalizuar serbët e Kroacisë. Këto metoda manipulimi dhe orkestrimi nuk bëjnë punë dhe duhet kuptuar që koha është për paqe, normalitet dhe progres. Këtë e duan të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim”, ka shkruar ai në Facebook.