Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, nesër do të takojnë kryetarët e komunave.
“Kryetarët e Komunave në këtë takim kanë diskutuar edhe për masat e tashme, zbatimin e tyre, efektin dhe për situatën pas datës 18 prill kur skadojnë këto masat e reja. Në fund Kryetarët e Komunave janë dakorduar për rekomandimet e pushtetit lokal ndaj pushtetit qendror lidhur me situatën pandemike dhe masat e reja në këtë drejtim dhe në anën tjetër respektimin e masave nga ana e qytetarëve”, ka bërë të ditur përmes një njoftimi Asociacioni i Komunave të Kosovës.
Mbledhja virtuale do të mbahet në ora 10:00 dhe është ftuar pas takimit të sotëm të kryetarëve të komunave, ku kërkua që të hiqet ora policore dhe të hapet gastronomia./IndeksOnline/