Qeveria e Kosovës ka vendosur që të bëjë nivelizimin e pensioneve duke mos vazhduar vendimin e Janarit të qeverisë Hoti për ndihmë prej 30 Euro për pensionistët i cili vlente vetëm për 3 muaj. Ne kemi pyetur qytetarët e Komunës së Gjakovës se cfarë mendojnë lidhur me këtë vendim a është zvogeluar apo rritur sipas tyre pensioni.
Edhe të tjerë thonë që ky vendim ishte vetëm për 3 muaj, përndryshe pensionet në fakt për këtë kategori janë rritur për 10 Euro.
Ndryshe nga qytetarët e tjerë disa thonë që jane zvogëluar e që është dashur që kjo shumë prej 30 euro të zgjasë edhe disa muaj për shkak të kushteve ekonomike që I ka rënduar pandemia.
Me vendim të Qeverisë nga 20 milion euro nga pakoja e miratuar 8.5 milion janë ndarë për të mbështetur skemat e pensioneve.