A janë ndërprerë punimet në stadiumin e qytetit të Gjakovës?

Faqja Vëllaznimi Gjakovë – Fan Club në rrjetin social facebook sot bëri të ditur se janë ndërprerë punimet në stadiumin e Gjakovës.

Nderpriten Punimet në Stadionin e Qytetit !Nga dje janë ndërprerë punimet qe po kryheshin në Stadion per arsye qe Qeveria e Re e Kosoves i ka ndalë mjetet e destinuara që të ndertohet edhe Tribuna Perendimore me vlerë diku rreth 450 mijë euro .Siç po duket edhe Gjakova fatin e njejtë bashk me qytetet tjera që punimet në stadione janë stërgjatura me vite .Turp për Deputetët e Komunës së Gjakoves qe janë në pozitë dhe që lejuan ndaljen e kti projekti kaq të madh per tifozët tonë te flaktë.

Vëmendje: Lajmi ende nuk është i konfirmuar nga organet kompetente, Syri do ju mbajë të informuar.

Read Previous

BE dhe AstraZeneca përballen në gjyq

Read Next

Sa kohë pas vaksinës anti-COVID mund të përjetoni efekte anësore?