A do të kompensohen dëmet e vërshimeve? (VIDEO)

Reshjet e shumta atmosferike ishin kryefjala e javës dhe kjo jo pa të drejtë sepse ato shkaktuan dëme të mëdha.

Kryetari i komunës së Gjakovës tha se për t’u kompensuar dëmet materiale të shkaktuara duhet kaluar nëpër disa procedura.
“Ka variante të ndryshme të kompensimit të dëmeve, disa bëhen në komunë, disa në nivel qendror varet nga dëmi. Duhet dërguar ekipe në terren për ta vlerësuar atë.” Tutje kryetari theksoi që gjithçka që i takon komunës, ata do të përgjigjen.

Deri më tani nga komuna e Gjakovës janë evakuar rreth 52 banorë nga një lagje në të cilat janë përmbytur shtëpitë, me ç’rast u rrezikohet jeta të gjithë banorëve, theksoi Gjini.

Read Previous

Rrëfimi i Nesrete Kumnovës, historia trishtuese e Albionit! (VIDEO)

Read Next

Rrugët “Izet Hima” dhe “Ali Hasi” nga një në dy drejtimëshe (VIDEO)