Rrugët “Izet Hima” dhe “Ali Hasi” nga një në dy drejtimëshe (VIDEO)

Me datë 29.12.2020 Kuvendi Komunal ka marrë vendim për kthimin e rrugëve ‘’Izet Hima’’ dhe ‘’Ali Hasi’’ nga një drejtimëshe në dy drejtimëshe, përveç kësaj kompania ka bërë edhe vendosjen e sinjalistikës së nevojshme.

Përmes një e-maili të dërguar në redaksinë e TV Syri, Komuna e Gjakovës gjegjësisht Lekë Sina, Udhëheqës i Sektorit të Komunikacionit sqaron se pse kanë marrë një vendim të tillë.
“Për shkak të zgjerimit të rrugës ‘’Bardhyl Çaushi’’ nga dy në katër shirita, jemi të detyruar që automjetet mbi 3.5 t (Kamionët dhe autobusët) të cilët hyjnë në qytet nga drejtimi i Pejës, ti drejtojmë përmes udhëkryqit (Bardhyl Qaushi dhe UÇK), e jo siç kanë qarkulluar përmes rrugës ‘’Ali Hasi’’. Ndërsa drejtimi i obliguar për kamionët dhe autobusët nga Gjakova në drejtim të Pejës mbetet i njëjte siç ka qenë (përmes rrugës ‘’Fehmi Agani’’). Për shkak se në rrugën ‘’Ali Hasi’’ nuk do të ketë qarkullim të automjeteve të rënda (autobus dhe kamion) kjo rrugë mund të jetë me dy drejtime të lëvizjes, e cila poashtu do të ju shërbejë banorëve dhe të tjerëve për qasje më të lehtë. Rruga ‘’Izet Hima’’, është sanuar plotësisht dhe si e tillë tashmë i ka të gjitha parametrat gjeometrik të parapara për rrugë me dy drejtime (ka gjerësinë e mjaftueshme), e cila po ashtu do të ju shërben banorëve dhe të tjerëve për qasje më të lehtë.”

Read Previous

A do të kompensohen dëmet e vërshimeve? (VIDEO)

Read Next

Familjet e strehuara në Aeroportin e Gjakovës janë në gjendje të mirë shëndetësore (VIDEO)