Zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë mbajtur me 14 shkurt të këtij viti. Pas kësaj do të bëhet edhe zgjedhja e Presidentit/es së Kosovës. Ne kemi zgjedhur këtë pyetje për t’ju drejtuar qytetarëve. A do të ketë krizë institucionale nëse nuk zgjidhet Presidenti?
Zgjedhja e presidentit duhet të bëhet sa më parë sepse vendi mund të ketë krizë ekonomike, financiare është thënë mes tjerash.
Kjo zgjedhje bëhet nga Kuvendi i Kosovës, me votim të fshehtë dhe duhet të marrë votat e dy të tretave të deputetëve. Nëse nuk merr votat e dy të tretave të deputetëve në dy raundet e para, në raundin e tretë zgjedhet me votat e gjysmës së deputetëve.