Dhoma e Përfaqësuesve miraton 1,9 trilionë dollarë në ndihmë të ekonomisë

Dhoma amerikane e Përfaqësuesve miratoi një projektligj stimulues prej 1,9 trilionë dollarësh në ndihmë të ekonomisë, sipas raporteve të medias.

Ligjvënësit miratuan projektligjin me 219 vota pro dhe 212 kundër.

Dy përfaqësues demokratë, Jared Golden nga Maine dhe Kurt Schrader nga Oregoni u bashkuan me republikanët në votimin kundër.

Paketa e ndihmës tani i drejtohet Senatit Amerikan.

Demokratët pritet ta ndryshojnë atë dhe ta dërgojnë përsëri në Dhomën e Përfaqësuesve për miratim para se të skadojnë përfitimet e papunësisë, më 14 mars, raporton ATSh.

Biden dëshiron të përdorë paketën për të stimuluar ekonominë dhe për të krijuar miliona vende të reja pune.

Ndër të tjera, ai siguron pagesa të drejtpërdrejta për familjet private, masa financimi për testet e koronavirusit dhe për shpërndarjen e vaksinave si dhe ndihmë shtesë për të papunët.

Kujtojmë se numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA arriti në gjysmë milioni dhe presidenti Joe Biden paralajmëroi kombin të ketë kujdes./KosovaPress

Read Previous

Varane pritet të largohet nga Real Madridi

Read Next

A do të ketë krizë institucionale nëse nuk zgjidhet Presidenti?