Sukseset e BONEVET nuk kanë të ndalur, tashmë dhe jashtë kufijve shqiptarë.
Në prill të këtij viti, njëra nga revistat më të njohura në botën e hulumtimeve shkencore ‘Taylor & Franics’ publikoi një punim shkencor të punuar nga Dr. Ardian Jusufi së bashku me grupin e pavarur të kërkimeve të “Max Planck Institute” dhe gjashtë anëtarët adoleshentë të Fondacionit BONEVET.
Dr. Jusufi gëzon kualifikime akademike të fituara nga universitete të njohura botërore, dhe si dashamirës i edukimit por edhe nga dëshira për të edukuar të tjerët rreth shkencës së Bio-Mekanikës, vizitoi qendrën BONEVET në vitin 2017 ku edhe prezantoi iden për zhvillimin e një projekti të veçantë, i cili nxiti interesimin e audiencës për pjesëmarrje.
Ky prezentim u tregua të jetë mjaft frytdhënës, meqenëse rezultoi me marrëveshje në mes BONEVET dhe Dr. Jusufi për të filluar një projekt kërkimorë në fushën e Bio-Inxhinierisë Mekanike së bashku me gjashtë të rinjë anëtarë të BONEVET. Grupi i të rinjëve pjesëmarrës në këtë projekt shfaqën ambicie të theksuara, dhe ishin të gatshëm të fillonin një udhëtim shkencor për krijimin e një Roboti, i cili imiton lëvizjet e një hardhuce.
Në mënyrë që të replikojë lëvizjet e hardhuces përmes një konstrukti mekanik, janë përdorur pesë motora ndihmës, me pjesën kryesore të tij bishtin të ngjitur në trupin e tij që ndihmon kalimin e pengesave të ndryshme. Robotët e tillë janë pjesë e vizioneve më të gjera teknologjike botërore me funksione të rëndësishme në jetën reale, duke shërbyer si zëvendësues i dobishëm për jetën e njeriut.
Rrugëtimi drejt realizimit të projektit ka qenë i gjatë dhe jo i lehtë, mirëpo me publikimin e këtij punimi shkencor në Prill të vitit 2021, do të konsiderohet si projekt pionir i të rinjëve nga BONEVET në fushën e Bio-Mekanikës.
Prezentimi i finalizimit te këtij projekti për herë të parë është bërë në konferencën më të njohur teknologjike në Kosovë DOKU-TECH, aty ku gjashtë fëmijët nga BONEVET me udhëheqjen e mentorit të tyre, prezantuan detajet teknike të robotit, i cili edhe u pëlqye nga publiku prezent.
Publikimi i këtij hulumtimi arrin të komunikoj më së miri qasjen e BONEVET në ndërtimin dhe zhvillimin e gjeneratave të reja të vendit tonë.
Me pjesëmarrjen e anëtarëve të BONEVET në këtë projekt, këta të rinjë kanë përfituar aftësitë hulumtuese, menaxhuese dhe eksperimentale përmes pajisjeve si: Laser Cut, CNC maqina, 3D printerët.
Sot kanë kaluar 4 vjet nga fillimi i projektit dhe secili nga grupi prej gjashtë të rinjëve pjesëmarrës janë pjesë e universiteteve vendore dhe ndërkombëtare.
Fusha e biorobotikës thellon të kuptuarit tonë rreth parimeve dizajnuese për robotët e ndërtuar nga materialet elastike duke imituar parimet e kontrollimit, të refuzimit të trazirave në sistemet biologjike dhe na lejon t’i transferojmë ato në dizajne robotike, ndërsa përparimet në robotikën eksperimentale ofrojnë instrumente të reja që shfaqin premtime të mëdha për testimin e hipotezave shkencore.
Artikulli i plotë në revistën shkencore:
https://www.tandfonline.com/doi/full/10.1080/01691864.2021.1887760