LEX | Riemërimi i gjyqtarëve dhe kandidatura për nënkryetar të Supremes sot para KGJK-së

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) pritet të mbajë sot, nga ora 09:00, mbledhjen e 374-t, ku në rend të ditës janë propozimi për riemërimin e gjyqtarëve me mandat të përhershëm dhe shqyrtimi i kandidaturës për nënkryetar të Gjykatës Supreme.

Rendi i propozuar i ditës përmban 21 pika. Në 12 pikat e para, Këshilli pritet të dëgjojë raportimet për punën e gjykatave gjatë periudhës korrik–shtator 2026. Në agjendë janë raportimet e Gjykatës Supreme, Dhomës së Posaçme, Gjykatës së Apelit, Gjykatës Komerciale, Gjykatës Administrative dhe shtatë gjykatave themelore.

Pas raportimeve, Këshilli pritet të shqyrtojë propozimin për riemërimin e gjyqtarëve me mandat të përhershëm dhe propozimin e kryetarit të Gjykatës Supreme për nënkryetar të kësaj gjykate. Në agjendë është edhe njoftimi për vlerësimin e performancës së gjyqtarëve mbikëqyrës.

Pesë pika janë paraparë të trajtohen me dyer të mbyllura. Ato përfshijnë themelimin e dy paneleve hetimore për raste disiplinore, shqyrtimin e dy ankesave të datave 27 tetor dhe 5 nëntor 2026, si dhe fshirjen e një sanksioni disiplinor pas kalimit të afatit ligjor.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Kuvendi mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme për Raportin e KE-së për Kosovën

Read Next

SHBA-ja akuzon tre operativë të mbështetur nga Irani për komplote terroriste në Evropë dhe Amerikë