MASH: Librat shkollorë duhet të kthehen në fund të vitit mësimor
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda, ka publikuar të premten listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit nëntor në kuadër të Ligës së Kombeve.
Dardanët më 14 nëntor do të përballen me Izraelin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa tri ditë më vonë do të luajnë në udhëtim kundër Irlandës.
Kosova synon të marrë rezultate pozitive në këto dy përballje, të cilat janë të fundit për këtë cikël të Ligës së Kombeve.
Lista e publikuar nga trajneri gjerman sjell edhe tri emra të rinj.
Enis Rexhepi, Lindrit Kamberi dhe Bleon Kurtulus janë futbollistët që për herë të parë janë përfshirë në listën e Kombëtares së Kosovës.
Kjo është lista e Fodës:
