Kuka: Është ngecje e madhe, as që flitet shumë për normat olimpike
Taulant Xhaka ka reaguar në mbështetje të vëllait të tij, Granit Xhakës, pas kritikave të shumta të drejtuara ndaj kapiten të Zvicrës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Taulanti ka theksuar se gabimet janë pjesë e futbollit dhe se askush nuk është i pagabueshëm, duke kërkuar që Graniti të mos harrohet për kontributin e madh që ka dhënë ndër vite për kombëtaren zvicerane.
“Mos harroni kurrë atë që Granit Xhaka, vëllai im, ka dhënë ndër vite për Zvicrën. Sa shumë zemër, pasion dhe krenari ka treguar për këtë vend dhe për këtë fanellë”, ka shkruar ai, transmeton Klankosova.tv.
Ai u është drejtuar edhe gazetarëve dhe kritikëve, duke i kujtuar se të gjithë njerëzit gabojnë.
“Edhe ju keni bërë gabime në jetën tuaj. E rëndësishme nuk është që një njeri të bëjë gabim, por të qëndrojë pas tij, ta pranojë dhe të nxjerrë mësime”, thuhet në mesazhin e tij.
“Vëlla, jam krenar për ty. Kam qëndruar pas teje, qëndroj pas teje dhe gjithmonë do të qëndroj – çfarëdo që të ndodhë. Familja mbetet familje, në ditë të mira dhe në ditë të vështira.”
Mesazhi i Taulantit vjen në një moment kur Granit Xhaka pranoi se kishte blerë certifikatën e vaksinimit kundër COVID-19. /Klankosova.tv/