Rama: Laboratorët e teknologjisë krijojnë “ushtarë” që nxisin narrativa dhe tension

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke iu referuar protestave dhe dezinformimit në botën digjitale, tha se dhjetëra mijëra “ushtarë” të prodhuar në laboratorët e teknologjisë, me fytyra dhe emra shqiptarë, sulmojnë hapësirën digjitale të vendit dhe krijojnë tension.

“E kishim më të dëgjuar sesi bëhen interferencat në zgjedhje e në vende të tjera, se si bëhen interferencat për të nxitur revoltat, se si u interferua i gjithë ai sistem i komunikimit digjital francez për të provokuar ato djegiet e Parisit. Por tjetër është ta kesh me të dëgjuar, tjetër është ta shohësh se si ndodh, se si mijëra e dhjetëra mijëra ushtarë të prodhuar në laboratorët e teknologjisë, me fytyra dhe me emra shqiptarë, sulmojnë hapësirën digjitale të vendit dhe krijojnë gjithë atë tension të madh”, tha Rama.

“Ata nuk ishin në protestë, ata nuk ekzistojnë. Ata janë të krijuar në laborator dhe ata i japin zë narrativave të ndryshme”, theksoi kryeministri Rama. /ATSH/

Read Previous

​Muriqi i rikthehet skenës evropiane, sonte luan kundër Romës në Champions

Read Next

AKB mbështet marshin e 12 shtatorit, thirrje për mobilizim masiv në Prishtinë