Rama: Laboratorët e teknologjisë krijojnë “ushtarë” që nxisin narrativa dhe tension
Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi rikthehet sonte në skenën më të madhe të futbollit evropian, teksa Fenerbahçe pret Romën në ndeshjen e parë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Për “Piratin” kjo është një rikthim i veçantë, pasi Fenerbahçe ishte klubi ku Muriqi shpërtheu në futbollin turk në sezonin 2019/20, para se të transferohej te Lazio e më pas te Mallorca. Me Lazion, ai luajti edhe në Champions League në sezonin 2020/21.
Rikthimi i Muriqit në Champions vjen pas një periudhe të jashtëzakonshme në karrierën e tij. Sezonin e kaluar me Mallorcën ai realizoi 23 gola në 37 paraqitje, forma që ndikoi edhe në rikthimin e tij në Turqi.
Sonte, kundër Romës, Muriqi synon të shkruajë një tjetër kapitull në historinë e tij evropiane, derisa pritet qe të luajë edhe nga minuta e parë. /KosovaPress/