24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Ryshfet, grabitje me armë dhe dhunë në familje

Katër raste janë evidentuar në raportin e fundit të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës. Një person u arrestua pasi dyshohet se u ofroi policëve 50 euro për të shmangur një gjobë, ndërsa në Rahovec është raportuar një grabitje nën kërcënimin e armës. Po ashtu, janë raportuar raste të dhunës në familje dhe mosrespektimit të urdhrit të gjykatës.

Drejtoria Rajonale Gjakovë

INCIDENTET KRIMINALE

DHËNIA E RYSHFETIT

Rr. Nëna Terezë, Gjakovë / 17.08.2026 – 03:20. Është arrestuar një person i dyshuari për shkak se i njëjti u kishte ofruar zyrtarëve policorë një kartëmonedhë në vlerë prej 50 euro në këmbim të mos-shqiptimit të një gjobe për kundërvajtjeje në trafik. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

GRABITJE

Rahovec / 17.08.2026-22:30. Ankuesi m/k ka raportuar se një i dyshuar panjohur i maskuar ka hyrë në shtëpinë e tij dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur: katër unaza ari, një zinxhir qafe me pllakë, një palë vath, dy byzylykë dore, 20 € para të gatshme dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime.

BASHKËSIA JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN MOSHËN GJASHTËMBËDHJETË VJET

Gjakovë / NN. Më 17.08.2026 në stacion policor është paraqitur i dyshuari m/k së bashkë me viktimën f/k- 16 vjeçare me të cilën është duke bashkëjetuar qe disa muaj. Në konsultim me prokurorin është incuar rasti dhe do të trajtohet nga njësitë e hetuesisë rajonale.

DHUNË NË FAMILJE & MOSPËRFILLJE E GJYKATËS

Gjakovë/ 17.08.2026-21:22. Viktima f/k ka raportuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari m/k duke mos respektuar urdhërin lëshuar nga gjykata, përmes telefonit e ka kanosur verbalisht. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurort është dërguar në mbajtje.

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë me rëndësi për të raportuar:

Read Previous

Çitaku: Albin Kurti të vijë në Kuvend dhe të hapë rrugën për rikthimin e rendit kushtetues

Read Next

Haxhiu: Kurti do të zhvillojë së shpejti takim me LDK-në