24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Grabitje nën kërcënimin e thikës, sulm ndaj një polici dhe armë pa leje

Policia e Kosovës ka raportuar tri incidente kriminale gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Gjakovës.

Një person u grabit nën kërcënimin e thikës, një grua u procedua për sulm ndaj një zyrtari policor, ndërsa në një rast tjetër u sekuestrua një pistoletë me dy karikatorë dhe 23 fishekë gjatë kontrollit të një të dyshuari.

Raporti i plotë:

Drejtoria Rajonale Gjakovë

GRABITJE

Gjakovë / 02.08.2026 – 01:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me dëshmitaren femër kosovare, i dyshuari mashkull kosovar nën kërcënimi e thikës i ka grabitur një shumë prej 50€ dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime.

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Gjakovë / 02.08.2026 – 20:00. Është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se e njëjta përderisa ishte në stacion policor lidhur me një rast tjetër të mëhershëm, ka pasur sjellje agresive si dhe e ka shtyrë zyrtarin policor. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR TË ARMËVE

Gjakovë / 02.08.2026 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se gjatë kontrollit në çantën e trupit i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy karikatorë dhe 23 fishekë. Pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /tvsyrivision/

Read Previous

Nju Jorku regjistron nivelin më të ulët të vrasjeve nën udhëheqjen e Zohran Mamdanit

Read Next

Infantino u përgjigjet kritikëve pas Botërorit: FIFA ishte “furnizuesja zyrtare e lumturisë”