Jakaj: IKD synon sanksionimin penal për moszbatimin e vendimeve të Kushtetueses

Naim Jakaj, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), në emisionin “Tempus” në T7 deklaroi se, përmes nismës legjislative qytetare, IKD propozon që moszbatimi i qëllimshëm i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të sanksionohet me pasoja të qarta penale.

“Nëse hyni në faqen e Gjykatës Kushtetuese dhe i kërkoni vendimet për mospërmbarim, do të gjeni 7-8 aktvendime, mbi bazën e të cilave Gjykata ka konstatuar se institucionet publike nuk i kanë zbatuar vendimet apo urdhrat e saj”, deklaroi Jakaj, duke shtuar se ky moszbatim i qëllimshëm duhet të parashihet si vepër penale në Kodin Penal.

Jakaj shtoi se, sipas Kushtetutës, vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme. /GazetaExpress/

Read Previous

Ambasadori Bajrami: Kosova meriton më shumë nga BE-ja

Read Next

OBSH bën thirrje për vigjilencë pas rritjes së rasteve të Nilit Perëndimor në Evropë