Nafta shkon edhe për një cent më shtrenjtë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka bërë të ditura çmimet e derivateve të naftës që do të jenë në fuqi për 24 orët e ardhshme.

Sipas vendimit të ri, çmimi maksimal i naftës është rritur me një cent, duke arritur në 1.68 euro për litër. Edhe benzina ka shënuar rritje prej një centi dhe do të shitet me çmim maksimal prej 1.49 euro për litër.

Ndërkohë, çmimi i gazit mbetet i pandryshuar, me një tavan prej 0.60 euro për litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të jenë të vlefshme për 24 orë. /RTKlive

Read Previous

Raporti 24 orësh i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë

Read Next

Policia e Kosovës: 86 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, u shqiptuan 2532 gjoba