Edhe pronat që lëshohen me qira “Airbnb” duhet të deklarohen për tatim

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar të martën se edhe pronat që lëshohen me qira përmes platformave si “Airbnb”, duhet të deklarohen për tatim.

Në një shkrim në Facebook, ATK-ja ka njoftuar se ka një numër qytetarësh që kanë përfituar të hyra nga qiratë, por që s’i kanë deklaruar dhe s’i kanë përmbushur detyrimet tatimore.

ATK-ja ka thënë se qytetarët që duan të përfitojnë nga qiratë duhet të pajisen me numër fiskal nëse s’janë të regjistruar, t’i deklarojnë të ardhurat e realizuara dhe të paguajnë tatimet sipas ligjit.

Administrata Tatimore po ashtu ka bërë të ditur se ka prova që mundëson identifikimin e atyre që realizojnë të ardhura nga qiratë e pronave. Ajo ka paralajmëruar edhe vënien e gjobave për ata që s’e respektojnë ligjin.

“Airbnb” është platformë online që i lidh njerëzit që duan të japin prona me qira dhe ata që kërkojnë prona për periudhë të shkurtër. Kryesisht aty lëshohen me qira banesa, shtëpi apo edhe dhoma.

Qiraja në Kosovë tatohet me 10 për qind./koha

Read Previous

Franca dërgon sinjal për zgjimin ushtarak të Evropës

Read Next

Italia shtrëngon rregullat: Deri në 500 euro gjobë për ecjen me bikini apo rroba banje jashtë plazhit