Franca dërgon sinjal për zgjimin ushtarak të Evropës

Mbi 300 automjete dhe 6,500 ushtarë kanë marshuar përgjatë bulevardit ikonik Champs-Élysées në qendër të Parisit të martën, si pjesë e festimeve të sotme të Ditës së Bastijës në Paris, të cilat pritet të “dërgojnë një sinjal strategjik” në lidhje me zgjimin ushtarak të Francës dhe Evropës.

Duke shënuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, në paradë po marrin pjesë gjithashtu 500 trupa nga vendet e përfshira në Koalicionin e të Vullnetshmëve, si dhe 25 ushtarë nga Ukraina.

Flamujt e Shqipërisë dhe Australisë ishin në pjesën e përparme, të përcjella nga Austria, Belgjika, Britania, Bullgaria, Kanadaja, Kroacia, Qipro, Çekia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Letonia, Lituania, Moldavia, Holanda, Portugalia, Spanja, Sllovakia, Sllovenia, Suedi.

Ndërkaq, ushtarët ukrainase marshuan në fund, duke përshëndetur udhëheqësit dhe duke marrë duartrokitje shumë të ngrohta.

Kjo do të jetë parada e dhjetë dhe e fundit e Emmanuel Macronit përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm. Megjithatë, ai ka një listë të fortë të ftuarish këtë vit, me shumë udhëheqës që qëndruan gjatë natës pas bisedimeve të djeshme mbi Ukrainën, përfshirë edhe vetë Volodymyr Zelensky./koha

Read Previous

Kamberi kërkon shkarkimin e ministres serbe pas deklaratës për spastrimin etnik të Kosovës

Read Next

Edhe pronat që lëshohen me qira “Airbnb” duhet të deklarohen për tatim