Nuk ndalet Kosovare Asllani, vazhdon kontratën me skuadrën angleze

Futbollistja Kosovare Asllani do të vazhdojë të luajë për skuadrën angleze, London City Lionesses deri në verën e vitit 2027.

Klubi londinez të martën njoftoi se ka vazhduar kontratën me 36-vjeçaren Asllani.

Kosovarja aktualisht është duke sanuar një lëndim serioz, por pritet të kthehet gjatë edicionit të ardhshëm.

Ajo është te London City nga viti 2024. E ka ndihmuar këtë skuadër të promovohet në elitën angleze dhe më pas të paraqitet me sukses në këtë nivel.

London City përfundoi në vendin e gjashtë në kampionatin anglez.

E ka transferuar futbollisten më të mirë në botë, Alexia Putellas dhe e synon titullin në edicionin e ardhshëm.

Asllani ka karrierë impresive në futboll. Për Suedinë i ka luajtur plot 209 ndeshje.

Ka luajtur për skuadra si Milan, Real Madrid, Manchester City, PSG e disa të tjera.

Asllani është kapitene e skuadrës angleze dhe e Suedisë./koha.net

Read Previous

BE-ja hap një tjetër kapitull në negociatat për anëtarësimin e Ukrainës

Read Next

Starmer bën thirrje për lëvizje të lirë në Ngushticën e Hormuzit