24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Dy raste të dhunës në familje, sekuestrohen mbi 45 gramë kokainë në Rahovec

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të dhunës në familje në Gjakovë gjatë 24 orëve të fundit, ku një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër gjendet në arrati. Ndërkohë, në fshatin Fortesë të Rahovecit janë sekuestruar 45.24 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, ndërsa rasti po hetohet.

Drejtoria Rajonale Gjakovë

INCIDENTET KRIMINALE

DHUNË NË FAMILJE

· Gjakovë 07.07.2026 – 06:30. Është raportuar se djali i mitur e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore.

· Gjakovë 08.07.2026 – 16:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka shkaktuar dhunë në familje. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Fsh. Fortesë, Rahovec 08.07.2026 – 08:50. Policia ka pranuar një informatë se në rrugë është një qese me substanca narkotike. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur dhe sekuestruar një qese me substanca narkotike të llojit kokainë me peshë 45.24 gramë. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet të hetohet.

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

Read Previous

FIFA refuzon t’ia heq kartonin e verdhë Olises

Read Next

Konstituimi i Kuvendit hyn në afat kushtetues, deputetët përballë 30 ditëve vendimtare