FIFA ka refuzuar që t’ia heq kartonin e verdhë sulmuesit të Francës, Michael Olises.
Federata e Futbollit e Francës kishte paraqitur një kërkesë në FIFA për t’ia anuluar kartonin e verdhë Olises, por FIFA e refuzoi atë.
Olise u ndëshkua me karton të verdhë në fitoren 1:0 të Francës ndaj Paraguait.
Futbollisti i Bayern Munchenit nëse ndëshkohet me karton të verdhë në çerekfinale ndaj Marokut, ai do të pezullohet për gjysmëfinalen, në rast se Franca siguron kualifikimin.
Franca dhe Maroku takohen të enjten nga ora 22:00.
“Ne morëm nga FIFA një vendim të mërkurën që kartoni i verdhë i Olise mbetet”, ka thënë selektori i Francës, Didier Deschamps, në konferencën e mbajtur për shtyp./koha.net