Mohamed Salah: Kemi një ekip të mirë, ky botëror ka patur mjaft surpriza

Credit: Reuters

Egjipti po përgatitet për një përballje të vështirë në Kupën e Botës, me “faraonët” që do të luajnë kundër Argjentinës. Të gjithë shpresojnë te Mohamed Salah për të frymëzuar një tjetër fitore kundër Lionel Messi dhe kampionëve në fuqi të botës.

Salah ndihmoi Egjiptin të arrinte në raundin tjetër ndaj Australisë. Duke reflektuar mbi momentin, ish-sulmuesi i Liverpool tha: “Kam më shumë përvojë se të tjerët dhe dua t’u jap besim. Nuk e di nëse është Kupa ime e fundit e Botës, por vazhdojmë”.

Salah pranoi se do ta mirëpret përballjen me Messi, duke thënë thjesht: “Messi është Messi, e njohim të gjithë. Gjithsesi, nuk po përqendrohemi vetëm tek ai, Argjentina ka shumë kampionë që mund të bëjnë diferencën në fushë”.

“U them lojtarëve të dalin në fushë, të luajnë lojën e tyre dhe të bllokojnë staturën e kundërshtarit të tyre. Ata mund ta kenë Messi, por edhe ne kemi një ekip të mirë, që mund të luftojë për fitoren. Ky botëror ka dhuruar shumë surpriza”, tha Salah. /Telesport.al/

Read Previous

Kryeministrja daneze: Evropa duhet të armatoset përball rrezikut rus

Read Next

Haxhiu: Kosovës duhet t’i hapet rruga drejt negociatave për anëtarësim në BE