Kryeministrja daneze: Evropa duhet të armatoset përball rrezikut rus

Credit: Reuters

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen ka konfirmuar sot se Danimarka po i përmbush objektivat e NATO-s.

Nga Ankaraja, ku po mbahet samiti i NATO-s për këtë vit, Frederiksen theksoi rëndësinë e armatosjes së shteteve, përball rrezikut të Rusisë, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

“Evropa duhet të armatoset në mënyrë që të kujdesemi për njerëzit dhe shoqërinë tonë. Nga ana daneze, ne po ia dalim mbanë”, zbuloi Frederiksen, shkruan AA.

Udhëheqësja daneze e tërhoqi vëmendjen ndaj kërcënimit me të cilin përballet Evropa nga Rusia, ndërsa lufta e Presidentit rus Vladimir Putin kundër Ukrainës vazhdon.

“Duhet të jetë e qartë për të gjithë se është gjithashtu liria dhe siguria jonë që ukrainasit po mbrojnë. Dhe ata nuk mund ta fitojnë luftën me fjalë”, shtoi Frederiksen. /Anadolu Agency/

Read Previous

​Avokati i Popullit nis hetimet në lidhje me pretendimet për keqtrajtim të të arrestuarve në Gazimestan

Read Next

Mohamed Salah: Kemi një ekip të mirë, ky botëror ka patur mjaft surpriza