Rama: Tirana do të bëhet kryeqyteti botëror i spektaklit muzikor më 11 korrik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se për koncertin e madh që do të mbahet më 11 korrik në Tiranë është ngritur një stadium i posaçëm, duke e cilësuar ngjarjen si spektaklin më të madh muzikor që vendi ka parë ndonjëherë.

Për koncertin e këngëtarit Kanye West, Rama tha se janë blerë nga të huajt më shumë bileta sesa ishin shitur për finalen e Conference League, e zhvilluar në Tiranë në vitin 2022.

Sipas tij, eventi pritet ta kthejë kryeqytetin shqiptar në “kryeqytetin botëror të spektaklit muzikor” gjatë së shtunës, më 11 korrik.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me stadiumin e ngritur enkas për koncertin më të madh që ky vend ka parë ndonjëherë, për të cilin janë blerë nga të huajt më shumë bileta sesa për finalen e Conference League në Tiranë, e i cili do ta kthejë Tiranën të shtunën, më 11 korrik, në kryeqytetin botëror të spektaklit muzikor, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Skena e “Eagle Stadium”, është ngritur posaçërisht për koncertin e këngëtarit Kanye West që do të zhvillohet më 11 korrik, në Tiranë. /KosovaPress/

Read Previous

Trump: Ose marrëveshje me Iranin, ose SHBA-ja do ta zgjidhë me forcë

Read Next

NATO mbledh industrinë e mbrojtjes në Ankara, çfarë pritet nga forumi i 7 korrikut?