Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ka raportuar për disa raste të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit.
INCIDENTET KRIMINALE
HETIM I VDEKJES
Rahovec / 22.06.2026 – NN. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore.
VJEDHJE E RËNDË
Gjakovë / 22.06.2026 – 06:50. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë jashtë vendit, persona të panjohur me përdorim force kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe ia kanë vjedhur armën me 30 fishekë, për të cilën posedon leje. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore.
RASTET TJERA – NGJARJET:
PERSON I ZHDUKUR
Rahovec/19.06.2026 – 11:30. Ankuesi mashkull kosovar me 22.06.2026 ka raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.