Mbrëmë rreth orës 23:30, policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Feriz Guri”, në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.
“Mbrëmë rreth orës 23:30, policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Feriz Guri”, në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë vend është i lënduar një person, që dyshohet nga arma e zjarrit, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke ndërmarrë veprime të mëtejme hetimore” deklaroi Pllana. /RTKLive