Policia e Kosovës ka raportuar disa incidente në rajonin e Gjakovës gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë arrestimin e tre personave të dyshuar për grabitje, dy raste të dhunës në familje në Gjakovë dhe Rahovec, si dhe një rast të lëndimit të lehtë trupor në Malishevë që përfundoi me arrestimin e të dyshuarit.
INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Malishevë / 02.06.2026 – 12:01. Raportohet se pas një mosmarrëveshje mes veti dy meshkuj kosovarë janë përleshur mes vete me ç’rast i dyshuari e ka goditur viktimën me një mjet te forte. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
· Gjakovë / 02.06.2026 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Rahovec / 02.06.2026-21:00. Viktima femër kosovare, ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta dyshohet se ishte sulmuar i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Raport shtesë:
GRABITJE
Gjakovë / 01.06.2026 – 18:50. Më 02.06.2026 pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.