Parashikimi i motit për sot

Të premten mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët me intervale me diell. Vranësirat vende-vende pritet të sjellin riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 8°C, ndërsa maksimalet nga 19 deri në 22°C.

Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor me shpejtësi 1-6 m/s.

Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, këto kushte krijojnë rrethana të favorshme agrometeorologjike për zhvillimin e kulturave bujqësore. Lagështia në tokë mbetet e kënaqshme si rezultat i reshjeve të mëparshme, duke mundësuar mbirje dhe zhvillim të mirë të kulturave të sapombjella./kp

Read Previous

​Nuk ka shtrenjtim të rrymës, ZRRE miraton çmimet për periudhën 2026-2027

Read Next

​Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe