Vdekje tragjike në Gjakovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Meqë të Gjakovës, ku një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti gjatë procesit të punës.

Vlera Krasniqi, Zyrtare për Informim në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, ka bërë të ditur:

“Sot, rreth orës 09:55, kemi pranuar informatën për një incident në fshatin Meqë.Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se gjatë procesit të punës, shoferi i një mjeti transportues (kamion) ka humbur kontrollin mbi mjetin, me ç’rast kamioni ka rrëshqitur. Si pasojë e kësaj lëvizjeje, një punëtor(mashkull i moshës madhore) i cili ndodhej në afërsi të mjetit, ka mbetur i bllokuar nën të.Në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitë relevante të Policisë, ekipi i zjarrfikësve dhe ndihma e shpejtë. Pas intervenimit, mjeku përgjegjës ka konstatuar se personi i zënë nën mjet ka ndërruar jetë.Lidhur me rastin po ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm nga Policia për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.”

Read Previous

Zelensky reagon pasi Putin kërkoi armëpushim më 9 maj

Read Next

“Udhëtimi i radhës drejt Marsit”, Trump takohet me ekuipazhin e Artemis II