Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Gjakovës janë raportuar disa ngjarje të rënda, përfshirë dy raste me fatalitet, një rast të dhunës në familje, një konflikt fizik me sekuestrim të armës dhe gjetjen e një mjeti të dyshuar shpërthyes.
INCIDENTET KRIMINALE
HETIM I VDEKJES
Gjakovë/ 28.04.2026 – 22:01. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në pushimoren e shkallëve të një banese. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij, ndersa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR, ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rahovec/ 28.04.2026 – 20:35. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka pasur konflikt fizik me të dyshuarin mashkull kosovar, ku gjatë kacafytjes të dyshuarit i kishte rënë një armë nga trupi. Policia ka konfiskuar armën pistoletë me një fishek. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë/ 28.04.2026 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer vepren e lartcekur ndaj viktimes femer kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
RASTET TJERA – NGJARJET:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Gjakovë 28.04.2026-14:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ka qenë duke drejtuar motoçikletën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rruges, humb kontrollin dhe përplasët në shtyllë elektrike të betonit. Si pasojë i njejti humb jetën në vendin e ngjarjes, vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
GJETJE E MJETIT TË DYSHUAR SHPËRTHYES
Gjakovë / 28.04.2026 – 18:30. Është raportuar se një person deri sa ishte duke punuar në kopshtin e tij ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.Vendi I ngjarjes eshte siguruar nga ekipet relevante