I arrestuari arratiset përmes zyrës së intervistimit në policinë e Gjakovës

Një person i dyshuar ka arritur të arratiset nga ambientet e një stacioni policor në Gjakovë, derisa po intervistohej nga zyrtarët policorë.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 17.04.2026 rreth orës 21:20, në rrugën “Skënderbeu”.

I dyshuari, ka shfrytëzuar një moment dhe ka ikur përmes dritares së zyrës së intervistimit, duke u larguar nga objekti i policisë në drejtim të panjohur.

Autoritetet kanë bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e rrethanave të arratisjes dhe kapjen e të dyshuarit.

Rasti është iniciuar si arratisje e personit të privuar nga liria. /Kallxo.com

Read Previous

Polymarket – vendi ku fitohet para nga lufta, kaosi dhe informacionet e privilegjuara

Read Next

Haziri: Po bisedojmë t’i japim vendit president, jo zgjedhje të reja