Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh për rajonin e Gjakovës, ku janë evidentuar disa raste të natyrave të ndryshme, përfshirë një vjedhje të rëndë, një rast dhunimi si dhe një raport shtesë lidhur me gjetjen e trupit të pajetë të një personi të raportuar më herët si i zhdukur.
Vjedhje e rëndë
Fshati Patoqan i Ulët, Rahovec / 11.03.2026 – 19:00. Është raportuar se persona të dyshuar të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe nga aty kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari.
Dhunim
Rahovec / 11.03.2026 – 14:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.
Rastet tjera – Ngjarjet
Raport shtesë: Person i zhdukur – Hetim i vdekjes
Rahovec / 07.03.2026 – 10:00. Lidhur me rastin, më 11.03.2026 nga Njësitet për Kërkim-Shpëtim dhe FSK është gjetur trupi i pajetë i personit i cili ishte raportuar i zhdukur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.