Tentoi të korruptojë policin në Jarinjë, arrestohet një shtetas serb

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të ndara që kanë ndodhur më 19 shkurt 2026 në veri të vendit.

Në Pikën e Kalimit Kufitar në Jarinjë, rreth orës 14:00, është arrestuar një mashkull shtetas i Serbisë pasi dyshohet se i ka ofruar 50 euro ryshfet një zyrtari policor me qëllim shmangien e procedurave ligjore. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë në Mitrovicë, rreth orës 01:00, njësiti policor ka ndaluar një mashkull shtetas të Gjermanisë, i cili dyshohet se kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar si kundërvajtje.

Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë zbatimin e masave ligjore ndaj të gjitha shkeljeve në pikat kufitare dhe në territorin e vendit./kp

Read Previous

Tifozët e Lille shfaqin pankarta provokuese për Kosovën në ndeshjen kundër Crvena Zvezda

Read Next

Qeveria miraton projekt-programin e projektligjeve 2026-2028