Kombëtarja e njohur po shqyrton një ankesë ndaj Trumpit për përfshirje në Kupën e Botës
Një aksident trafiku është raportuar mesditën e sotme në fshatin Shishman të Gjakovës, ku janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Sipas informacioneve fillestare, në vendin e ngjarjes ka dalë Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor, e cila ka nisur procedurat për trajtimin e rastit dhe sqarimin e rrethanave që kanë çuar deri te aksidenti.
Raporti i Policisë së Kosovës:
“Rreth orës 13:00 është raportuar për një aksident trafiku mes dy veturave në fshatin Shishman-Gjakovë.Si pasojë e aksidentit dy persona kanë marrë trajtim mjekësorë.
Njesia Rajonale e Trafikut Rrugor ka dal në vend të ngjarjes dhe është duke e trajtuar rastin.”Policia e Kosovës