Presidentja Osmani: Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të gatshme për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar gra lidere, me nikoqire Lartmadhërinë e Saj, Sheikha Latifa bint Mohammed bin Rashid Al Maktoum, Kryetare e Autoritetit të Kulturës dhe Arteve.
 
Presidentja Osmani ka shkruar:
 
“Një pasdite në shoqërinë e grave lidere, me nikoqire Lartmadhërinë e Saj, Sheikha Latifa bint Mohammed bin Rashid Al Maktoum, Kryetare e Autoritetit të Kulturës dhe Arteve.
 
Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë më shumë sesa miqësi: kanë hapësirë për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi edhe në kulturë, krijimtari, art dhe inovacion.”

Read Previous

Aksident trafiku në Shishman të Gjakovës, dy persona marrin trajtim mjekësor

Read Next

Arkivi Ndërkomunal së shpejti zhvendoset në objekt të ri